SPORT

De Biazi mbron Strakoshën: Është nga më të mirët në qarkullim

10:11 - 02.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, iu është përgjigjur kritikave të bërë ndaj Thomas Strakoshës, pas ndeshjes me Interin që përfundoi 0-3 në favor të zikaltërve. Sipas De Biazit, portieri shqiptar ka treguar se është një portier i madh.




Për teknikun italianin, Strakosha është një ndër portierët e rinj më të mirë në Itali. Nuk mungojnë as ironitë ndaj Donarumës, që është konsideruar si një portier me të ardhme të madhe. “Unë mendoj se Thomas në sezonin e kaluar ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha, se është një portier i madh por është ende i ri. E kam parë të përmirësuar në lojën me këmbë, por duhet të luajë vazhdimisht dhe të bëjë eksperiencë. Nuk më duket se ka portierë të tjerë të rinj që kanë bërë më mirë, mjafton të shohësh Donarumën”, ishin fjalët e De Biazit për “Radio Sei”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.