KULTURË

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit

09:23 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit. Homazhet për patriotin shqiptar do të zhvillohen te Akademia e Arteve. Pas ceremonisë eshtrat do të varrosen pranë varrezave të vëllezërve Frashëri.




Mid’hat Frashëri, (djali i Abdyl Frashërit), nip i Frashëlinjve është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan. Lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.

Mid’hat Frashëri vdiq në Neë York më 3 nëntor 1949. Ndërsa, pas kaq shumë vitesh eshtrat e tij do të prehen në atdhe.  Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.