OPINION

Një propozim për të ndihmuar artin në Shqipëri

07:40 - 15.11.18 Limos Dizdari
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me ndjenjën e konsideratës dhe respektit për Ju dhe punët e mira që bëni për vendin, po Ju drejtohemi me kërkesën tonë, për të mundësuar që Qendra e Artit “Dea” në Ksamil, të funksionojë me atë dimension dhe vlera që patëm parë në atë ëndërr të madhe që na kushtoi për 18 vite të jetuara nga jeta jonë shoqërisht shumë e dobishme dhe pa asnjë interes, e që me siguri, i merrni me mend vështirësitë e shumta që kemi kaluar.




Ideja jonë për të bërë një Teatër Operë në Ksamil, brenda një qendre kulturore reale e të vërtete, si kjo këtu, në dukje të parë të lë përshtypjen e një “marrëzie” ekstreme.

Në realitet, nisiativa jonë, e Limosit dhe e Adrianës, është një guxim i veccantë e shumë i dobishëm, që i pararend shoqërisë e progresit të tij, jo vetëm si nevojë për   plotësimin e ca vlerave specifike shumë të ndryshme të jetës artistike, që padyshim rrisin cilësinë e të jetuarit, dhe më e rëndësishmja, bëjnë të mundur kohë- zgjatjen e turizmit në këtë cep të largët të bregdetit shqiptar.

Vullneti për të realizuar një Qendër Artistike multifunksionale, brenda së cilës ka edhe një Teatër Opere apo të Dramës, na prezanton si një komb dhe shtet me interesa të larta intelektuale dhe na afron më shumë pranë familjes së madhe Europiane, ku duam të aderojmë.

Është një rrugë nëpër të cilën kanë kaluar të gjitha shtetet e këtij kontinenti, sa të lashtë aq dhe të mençur, që na bëjnë më ëndërrimtar në rrugën tonë drejt tyre.

Me shprehjen e një ambicieje që na i detyron pasioni dhe ëndrra për të bërë atë që duhet, duke shtyrë dhe hedhur poshtë si një leckë të pa vlerë, ndrojtjen dhe turpin, kini mirësinë, të planifikoni në buxhetin e ri të shtetit për viti 2019 për Teatrin “Dafinat” në Ksamil, një shumë prej 10 milionë lekësh e barabartë kjo me afërsisht 6-7 për qind të buxhetit të Teatrit të Operës (T.O.B ), për të realizuar vepra skenike operistike, teatrore, koncerte vokale, konkurse kombëtare apo ndërkombëtare, mbrëmje baleti, koncerte të fjalës artistike, koncerte të muzikës së dhomës, të romancës, këngës së zgjedhur e atë qytetare. Gjithashtu, do bëjmë çdo përpjekje për të sensibilizuar opinionin e donatoreve të tjerë, për të bërë të mundur të realizojmë festivale për fëmijë dhe një të rritur.

Shpresojmë dhe besojmë që brenda kësaj shume, të realizojmë, jo më pak se 120 – 130 mbrëmje koncertore  në vit, me pretendimin për të realizuar, 200 gjer në 250.000 shikues, me densitet më të lartë gjatë sezonit turistik.

Arsyeja e këtij efektiviteti të lartë, është e thjeshtë : ….leku i këtij fondi nuk mund të vidhet, ai nuk mund të shpërdorohet, nuk mund të zhvleftësohet dhe nuk ka asnjë mundësi që ky fond të mos kryejë detyrat e atyre qëllimeve për të cilat është akorduar. Ky fond është i detyruar vetëm të kontrollohet si shpenzim financiar i destinuar të prodhojë vetëm vlera artistike të realizuara si dobi shoqërore kombëtare e pse jo edhe ndërkombëtare.

Ju bëjmë me dije znj. Albana, si unë ashtu dhe Adriana, dëshirojmë me çdo kusht të përmbushim misionin tonë që kemi dhe asgjë tjetër më shumë.

Me një kosto ekonomike të rendë, (rreth 900.000 $ ), me një kohë fizike të konsumuar, prej 18 vitesh si dhe përmes një përkushtimi  të dy njerëzve të arratisur e të terratisur në një nga cepat me jugor të vendit, bëmë të mundur ta ndërtojmë këtë vepër madhore e po ju drejtohemi si ligjvënës dhe si njerëz me përgjegjësi të lartë e të shenjtë, të hartoni buxhetin e ri të shtetit që,  Ju kërkojmë që së bashku të përpiqemi që kjo Qendër, e ky Teatër, të funksionojë si një institucion artistik i vyer, alternativ  e krahasues.

Dëshirojmë ta konkretizojmë këtë ide, të cilën mund ta ndërprisni në  çdo kohë, nëse konstatoni një shkelje, një mungesë sado të vogël apo të pa rëndësishme.

Nëse ndodh se ky projekt ka shpërdoruar besimin Tuaj, apo atë të parlamentit e të provuar  nga Ministria e Financave, pranojmë çdo lloj penaliteti ekonomik e administrativ.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.