Horoskopi

Horoskopi i datës 19 Nëntor 2018

00:00 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sektori i financave do jetë pak i dobët sot, si pasojë e një investimi të dështuar. Në dashuri duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë.

Në fushën e parave do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mirë sa duhet të shpenzoni që të mos keni probleme. Beqarët do arrijnë të realizojnë takime të rëndësishme.

Gjithçka do të ecë siç e keni ëndërruar. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar nuk do të tregoheni të kujdesshëm.

Gjendja e të ardhurave do të varet tërësisht nga mënyra se si do i menaxhoni investimet. Ju që jeni në një lidhje, do kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin.

Beqarët do fillojnë një lidhje pasionante, e cila mund të shkojë shumë mirë. Gjendja e financave do lërë shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër do ju kërkohet të shlyeni ndonjë borxh që keni marrë.

Financat do fillojnë të kenë disa përmirësime të vogla. Ditë me fat për bashkëpunime. Në dashuri ndjeni nevojën për t’u shprehur në mënyrë të hapur.

Në fushën e parave do të merrni masa strikte dhe falë ndihmës edhe të disa të afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen. Shfrytëzojini aspektin e mirë planetar.

Gjendja e të ardhurave fatmirësisht nuk do jetë e keqe, duke ju lejuar që të bëni disa blerje. Beqarët duhet të tregohen të hapur dhe t’i shprehin ndjenjat e tyre.

Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që mund të merrni. Në planin financiar do ju realizohen shumë synime.

Gjendja e buxhetit do jetë e favorshme dhe do arrini të kryeni edhe disa transaksione. Do ia arrini qëllimit në dashuri. Beqarët do realizojnë disa takime interesante.

Në çështjen e parave do ndërmerrni disa veprime që do e stabilizojnë situatën më shpejt nga sa mendonit. Do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj.

Beqarët duhet të mos tregohen të paduruar, sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme për të cilat mund të pendohen shpejt. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.