Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për minuta të tëra, duke mos lejuar përdoruesit që të logohen apo të postojnë në profilet e tyre.
Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”.
Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.
Nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të Facebook.
Sipas website “Down Detector”, kryesisht probleme me këto rrjete sociale kishin përdoruesit në Europë dhe bregun lindore të SHBA-së.
Shfaq Komentet (0)