Një aksident me motor i ndryshon jetën përgjithmonë Elio Gjonajt. Ai tani është kampion në Bodybuilding, por para 5 vitesh ishte një nga ne, me jetë normale, abuzim me oraret deri vonë në klube.
Deri në ngritjen e trofeut më të ri, i është dashur një punë vetëmohuese, që ka koston e vet. Surpriza e kësaj periudhe janë njerëzit, bashkudhëtarët e tij që i janë larguar.
Kjo është jeta! Ambicia, distanca, stili i jetës, thyerje zemre, të gjitha duhet t’i marrim me mend, ndërsa ai zbulon diçka nga raportet e thyera, por me shumë rëndësi për të.
Në studion e “Dikush” në “Youtube” të Gazetës shqiptare me Anilda Kaçaçin dhe Keisi Shtëpanin, ai tregon si ka punuar çdo ditë nga pak dhe se nuk ka qenë kaq e lehtë të ngresh një kupë kampioni.
Shfaq Komentet (0)