BOTA

“Kemi 130 mijë vende pune”, Franca kërkon emigrantë

14:35 - 06.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e fuqisë punëtore i ka detyruar restorantet dhe hotelet në Francë që t’ju kërkojnë autoriteteve të lehtësojnë procedurat për punë për të huajt pa dokumente.




“Le Parisien” shkruan se “sipas të dhënave të publikuara nga Didier Chenet, president i Grupit kombëtar të hotelerisë dhe restoranteve, janë rreth 130 mijë vende të lira pune”.

Propozimi për punësimin e emigrantëve, i cili i është dërguar Këshillit Ndërministror të Turizmit më 19 korrik është aktualisht duke u studiuar.

“Restorantet dhe hotelet po kërkojnë punonjës. Pritet që qeveria të sigurojë dokumentet për këta persona. Ne ofrojmë punën dhe trajnimin”, shpjegon Chenet.

“Le Parisien” shton se një plan punësimi duhet të paraqitet në vjeshtë për të “shoqëruar profesionistët e restoranteve dhe hoteleve në përpjekjet e tyre për të lehtësuar punësimin e emigrantëve dhe marrjen e kontratës të punës, kryesisht ata që kanë kërkuar azil”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.