Kosova

Letra e Serbisë për Ramën, Haradinaj “shuplakë” BE-së: Pse nuk flisni?!

16:45 - 29.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e homologes së tij serbe Ana Brnabiç drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku i kërkonte që vendi ynë të rishikonte njohjen e Kosovës.




Në një intervistë për mediat kosovare, Haradinaj është treguar i ashpër me qëndrimin pasiv të BE-së, për këtë letër zyrtare të Beogradit.

Sipas tij, në një kohë që kërkohet stabilizimi i Ballkanit, nuk pati as edhe një deklaratë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

“Ne na thuhet “mos veproni”, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit. Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë. Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë – Serbi, e vetmja mënyrë është pranimi i të drejtës së Kosovës”, tha Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.