Pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje shqiptarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin në shtetin fqinj.
Me ritmet më të larta po ikin drejt Greqisë, ku në dy pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës në 24 orët e fundit kaluan mbi 9 000 persona. Vetëm nëpërmjet Kakavijës udhëtuan për në Greqi rreth 4600 persona dhe 1220 automjete.
Në Korçë, kanë kaluar traun e doganës rreth 4300 persona, ndërsa kanë hyrë mbi 1800 të tjerë.
Fluksi në dalje ka nisur edhe nga portet e Durrësit dhe Vlorës, ndërsa moti i keq duke se do t’ju vështirësojë udhëtimin.
Shfaq Komentet (0)