SPORT

VIDEO/ E pabesueshme çfarë bën Messi në stërvitje

19:44 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Messi ka bërë mjaft mirë vitin e kaluar me ekipin e Barcelonës duke arritur që të ishte edhe protagonist në vitin 2018-të me 51 gola të shënuar prej tij.




Ylli argjentinas e ka nisur mjaft mirë vitin e ri 2019-të ku ka arritur që të shënojë një gol spektakolar në stërvitje, duke i lënë që të gjithë të shtangur.

Një top i dhënë me dorë nga portieri dha pa e prekur tokën, “pleshti” e ka goditur nga një pozicion i prirët duke e dërguar në trekëndëshin e portës.

Kjo ka lënë të gjithë të habitur, ku pas këtij goli të gjithë i kanë dhënë ovacionet e merituara Messit.

Duket se ai është i gatshëm tashmë për të nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm kampionatin, ku më datë 6 janar Barcelona do të luajë në transfertë ndeshjen kundër Getafes.

 

 

View this post on Instagram

 

@leomessi doing @leomessi things @fcbarcelona

A post shared by 433 (@433) on


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.