KULTURË

COD hap ekspozitën fotografike “Balkan Girl Power”

15:30 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

COD hap ekspozitën fotografike “Balkan Girl Power” kuruar nga artisja britanike, Lala Meredith Vula. 75 vajza, të grup-moshave nga 18-26 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, janë bërë bashkë në këtë projekt, i cili nisi si një platformë online në muajin korrik të 2018. Ato patën mundësi të trajnohen, këshillohen nga mentoret: Blerta Kambo, Fjolla Besimi, Maja ?uri?, Marija Djokovic, Tamara Zidar, Tomislav Georgiev për të menduar në mënyrë kritike e krijuese, mbi realizimi e fotografive që bartin mesazhe të forta. Ekspozita synon që përmes fotografive e çdo imazhi, të shpalosë rrugëtimin jo të lehtë të gruas në këto vende dhe problemet me të cilat ajo përballet çdo ditë.




Përmes Balkan Girl Power, vajzat pjesëmarrëse nga pesë vende e Ballkanit Perëndimor, dokumentojnë jetën, ëndrrat dhe perspektivat që gjithsecila ka në raport me veten, vendin, rajonin dhe sfidat e së ardhmes për t’u bërë pjesë e integruar në Bashkimin Europian. Më 12 shkurt në orën 11:00, një ditë pas ceremonisë së hapjes së ekspozitës, në Forumin e COD do organizohet një workshop mbi temën “Të qenit një vajzë në Ballkanin Perëndimor” dhe një master klasë nga Lala Meredith Vula, profesoreshë e artit dhe e fotografisë në Universitetin “De Montfort”, në Britani. Ekspozita përmban 68 fotografi të përzgjedhura e do të qëndrojë e hapur për publikun, deri më 28 shkurt 2019. * * * Balkan Girl Power, është një iniciative rajonale e mbështetur nga Western Balkan Fund. Instituti për Kontratën Shoqërore në Shqipëri zbatoi dhe udhëhoqi këtë projekt në bashkëpunim me katër organizata partnere të shoqërisë civile, si: Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në Kosovë, Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë, iACT në Mal të Zi, dhe Shoqata për Promovimin e Aktivizimit, në Serbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.