KULTURË

Prezantohet pllakati i pullës postare për Skënderbeun në Francë

15:54 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pllakati për prezantimin e pullës së postës me figurën e “Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU” emetuar nga “La Poste, FRANCE”. Pllakati është propozuar prej La Maison de l’Albanie me zgjidhje grafike të Zamir Matit mbështetur në idenë projekt të skulpturës në siluetë të prerë me lazer të luftëtarëve të Skënderbeut “Drejtë Europës”, ide projekt i propozuar për sheshin Skanderbeg, Paris.




Vlera monetare e pullës postare është për shërbimin e shpejtë brenda Francës dhe për peshën e letrës deri në 20g. Pulla e postës SKANDERBEG e La Poste FRANCE është në bllok me 10 pulla dhe në fletë me 30 pulla. Në takimin e datës 12 shkurt 2019 do të ekspozohen blloku filatelik me pullën e postë “SKANDERBEG” dhe pulla shoqëruese e saj “KRUJA”, kartolina dhe zarfe me pullën në ditën e parë të qarkullimit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.