MILOSAO

DHE TE VDESESH ESHTE E RENDESISHME

09:54 - 03.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Vaid Hyzoti




Përderisa loti të rrjedh në lindje,
Loti të përcjell dhe në ikje…

Dhe jeta mes lotësh-vetëm një rrëshqitje.
Dhe të vdesësh

Është e rëndësishme.
Dhe kur e di, e ndjen këtë të vërtetë,

Kupton se ke patur jetë.

*
Orë e zemrës sime
Çdo mëngjez më nis zile.
Jo për të shkuar në punë.
Ankohet se nuk e mbaj të zgjuar,
Proteston e habitet
Si vallë unë fle gjume!
T’i shuaj zilen
S’po gjej nje buton,
Te ruaj sekretin,
Mos gruaja e dëgjon.

*
Dhe sytë i hedh pas dritares,
Ku ushtarakisht parkohen dhjetra makina.
S’më hyjnë në sy dhe në është “Ferrari”,
Asnjë markë luksoze apo e thjeshtë
S’dua të jetë e imja.
Kërkoj makinën e funeralit me shandanë,
Apo makinën e plehrave…
Si nuk vijnë?
Ku janë?
Si valle s’e ndjejnë, a punon urgjenca?
Sinjalet e zbehta
Vazhdon të më falë zemra…

*
Po gjumi më mund, më tërheq në krevat,
Më mbulon me ëndrra,ma çmall gjithë mallin.
Krejt pa bilete me nis aq larg,
Papritur takoj nënën dhe babain.
Babai e kish lënë…paska nisur duhanin?
Nxjerr tym nga goja, apo nga damarët,
Frymën po me zinte një shtëllungë e kaltër!
E nëna më ledhaton fytyrën me gishta.
Bëj t’i përqafoj, por krahët s’më hapen…
I zgjuar isha…
Vazhdoja të rrëshqisja…
Tek shtëpie e vjetër
Më hodhi mërzia…
Unë-krejt i vogël,
Vazhdoja të flija.
Ja, aty në bar,
Rrëzë kumbullës së madhe.
Kokën fshehur gjoksit,
Si të jem kunadhe.
Rrëze kumbullës së ëmbël,
Që lulonte në pranverë.
Por vit pas viti
I thahej një degë.
Derisa u tha
Dhe e preme krejt.
Në trungun e saj mbiu
Një trëndafil i egër.
Ne prapë e quanin:
Kumbulla e vjetër.
Se ish aq e mirë,
La pas dhe emër…
Zgjas duart ta prek,
Ndjej therje në zemër!

*
Kthehem në krah tjetër,
Gjumë si në përralla:
Ime bije-nuse,
Krejt në të bardha.
Gjindja e mban frymën,
Verbohen magjite.
Dielli rend te fshihet,
Veç vajza bën drite.
Hedh sytë rreth e qark,
Të kërkojë vëllanë.
E pyet me shenjë:
A e pe babanë?
Djali është i rritur,
Krejt mua me ngjan…
Unë nuk shfaqem dot

Edhe vajza qan!

*
Me zgjatet nje dore te me ledhatoje.
E njoha, u tremba:si erdhi nga larg.
Zgjatem dhe unë ta prek në flokë,
O paskan ardhur veç duart e saj.
Një ledhatim për puthjen e padhënë,
Një ndjesë për dashurinë e pafaj…
Dhe përjetësisht
U ndamë pastaj…

*
Me zgjon një zhurme, o sa trafik,
Zemra-motor,
Krevati- makinë.
E njoh këtë zë-është doktor.
Valle pse nguron te me jape ndihme?
E shqyj kanotieren
I tregoj gjoksin.
Mbi portofol
Me ve stetoskopin.
Dhe dridhet, sëmuret,
Ethet e zënë…
Unë qesh me te
Dhe me fatin e dhënë…
Se s’dua ilaçe,
Veç nje dore njeriu.
Medet! U semur,
Si shtatore ngriu!

*
Une shkyhem se qeshuri, sa me tunden brinjet,
Si mbremjeve ne lulishte, ne birre a ne kafe,
Kur si çapkene pervidhnim veshtrimin
Në ballkonin ku bashke rrinin dy polake.
Çdo dite falnin virgjerine me pagese,
Çdo mbremje ndenin çarçafet ne tel.
O ata çarçafë flladit pëshpërinin,
Thua se dëshirat tona na i dinin.
Tundeshin nga te qeshurat çarçafet e bardhe,
Qe sot po me ngjajne me qefinin…
Dhe vazhdoj te qeshuren ta çoj gjer tek retë,
Por alarmi zemres:
Ora pese pa dhjete!

*
Ne kembe brof, zemres t’i bej gjyqin.
Dua akrepat t’ia bej cope.
Ajo-kokëmushkë s’e ndal alarmin,
Të më mbaje ne jete ngulmon.
Jetën qe aq shume e lodha,
Përqesha boten,
Talla vetveten.
Tani e rëndësishme është të shkoj,
Dua te ngjasoj me kumbullën e vjetër.
(Ndonëse nuk arrita te shkruaj me te mirën vepër).
Te linja dhe unë për pak kohë një emër!

*
S’më duhet më zemra, as zilja e saj,
Veç ikja tani për mua ka vlerë:
Qoftë dhe për të qenë një fillim përrallë:
Na ishte dikush,
Që jetoi njëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.