SPORT

“Futbolli shqiptar është në krizë të madhe financiare”, Takaj: A ka një datë për këto që u folën?

14:06 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e sotme të mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, nuk mund të mungonte as presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili i kërkoi kryeministrit Rama, një datë se kur mund të hynin në fuqi të gjitha ato premtimet që u thanë në mbledhje.




Takaj gjithashtu deklaroi se futbolli shqiptar është në krizë të madhe financiare se se çështjet e diskutuara duhet të merren me seriozitet.

“A mund të na japë një datë kryeministri për të gjitha këto që u folën. Do të jetë shumë e rëndësishme, që mos e kalojmë thjesht në një bisede kafeje. Është shume serioze për sportin shqiptar. Edhe ajo pjesa që folët për domatet është shumë e vërtetë që futbolli shqiptar është në një krizë shumë të madhe financiare.

Nuk do të ishin këta aktorët e futbollit në rast se këtu do të kishte përfitime të mëdhaja. Në këtë tavolinë do të shikojë fytyra të tjera. Prandaj unë do të doja një datë të arsyeshme. Se flasim të gjithë bukur dhe më pas e kalojmë. Ky 100 ditëshi është shumë elektoral”, u shpreh Takaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.