AKTUALITET

Mjekët, protestë kombëtare kundër dhunës: Të respektohet puna jonë

09:29 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas protestës së mjekëve specializantë, mjekët e QSUT-së dhe ata të spitalit të Shkodrës solidarizohen me kolegë të tyre kundër dhunës ndaj mjekëve.




Në Tiranë, mjekët apelojnë për respekt ndaj punës dhe kontributit të tyre në shoqëri.

“Spitalet tanë janë ambiente që ofrojnë siguri, mbrojtje, shpëtim jete. Thirrje për bashkim, për të ndaluar dhunën, thirrje për politikëberësit, drejtues dhe administratorë të institucioneve, për të hetuar shkaqet, faktorët që ndikojnë në ketë situatë. Dhuna në kushtet e punës duhet të marrë ndëshkimin e merituar”, tha mjeku Arjan Harxhi, nga protesta te QSUT.

Në protestë mori pjesë  edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila u shpreh se: “Mjekët janë të ngarkuar për shkak të fluksit”.

Ndërkohë edhe mjekët në Shkodër po protestojnë përpara spitalit, për t’i thënë “ndal” dhunës ndaj bluzave te bardha.

“Të gjithë duhet ta mirëkuptojnë punën tonë. Nuk është e vërtetë se kemi paga aq te larta. Ndaj nesh ka nisur një fushate shpifjesh që duhet të ndalet. Ne nuk mundet të heshtim dhe vetëm përmes protestave do të kërkojmë edhe ne te drejtat tona. Nuk mund të lejojmë as dhunën dhe asgjë të këtij lloji. Mos të harrojmë se në 1997 të gjithë u dorëzuan dhe vetëm mjeket qëndruan. Duhet që të ashpërsohet ligji ndaj dhunuesve dhe kjo thirrje shkon edhe për Parlamentin ashtu siç e ka kërkuar edhe ministrja”, u shprehën mjekët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.