SPORT

De Biazi: Alegrin e shoh shumë të lodhur

09:54 - 30.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Masimiliano Alegri është një nga trajnerët më të nënvlerësuar në Itali për momentin dhe e gjitha kjo pas skualifikimit që pësoi Juventusi nga Ajaksi. Loja e dobët dhe mungesa e rezultateve në Ligën e Kampionëve e kanë kryqëzuar Alegrin, bashkë me Adanin, analistin e “Sky”, me të cilin kishte debate të forta. Në mbrojtje të tij erdhi ish-tekniku i Kombëtares, Xhani De Biazi, i cili foli përpara mediave italiane.




“Të kritikosh është pjesë e natyrës njerëzore, sidomos kur një person ka sukses, si Alegri, i cili në vitet e fundit ka fituar 5 kampionate dhe 4 Kupa Italie. Më shumë ai nuk mund të bënte në nivel kombëtar. E vetmja gjë që mund të thuhet është në aspektin fizik, me skuadrën që mbërriti në kushte jo optimale në sfidën ndaj Ajaksit”, është shprehur De Biazi. “Mungesa e Duglas Kostës dhe Kuadrados ishin të rënda, pasi bëhej fjalë për dy lojtarë të rrezikshëm në fushë. Alegrin e shoh shumë të lodhur nga fakti se u përgjigjet gjithnjë të njëjtave pyetje”, ka përfunduar ish-tekniku i Kombëtares shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.