Horoskopi

Horoskopi i datës 2 Maj 2019

00:00 - 02.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse doni ta arrini atë. Për të marrë ndihmën që ju nevojitet, gjeni disa njerëz të ngjashëm, me të cilët ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja.

Njerëzit të cilët keni zgjedhur për të përfshirë në jetën tuaj janë aty me dëshirën e tyre. Jeni me fat që rrethoheni nga njerëz, të cilët ju duan dhe ju vlerësojnë. Mos e merrni për të mirëqenë këtë, por tregoni mirënjohje me vepra konkrete ndaj tyre.

Ju mund të jeni shumë të ndikuar nga idetë e reja që po lundrojnë rreth jush, por kjo nuk do të thotë se jeni lehtësisht të manipulueshëm. Tani për tani mendja juaj është e hapur për mënyra të reja të të vepruarit, veçanërisht në dashuri.

Ju keni shumë punë të mëdha përpara dhe pa shumë përpjekje do të jetë e vështirë që të arrini rezultatet që do të donit. Sot gjithashtu mund të përfshiheni në një debat të zjarrtë, në një vend ku nuk e prisnit të ndodhte kjo.

Jini të durueshëm, edhe nëse një ftesë të cilën e prisni prej kohësh nuk po ju vjen. Ka gjithmonë një arsye pse gjërat nuk ndodhin dhe jo gjithmonë arrini t’i kuptoni. Sa i përket dashurisë, ndjeni nevojën e një personi që ta keni pranë. Do të ishte mirë të shkoni ju tek ai.

Premtimi i pambajtur i një miku të ngushtë është ende ju ka lënë një shije të keqe, kështu që një angazhim shoqëror me të mund të jetë pak më stresues se zakonisht. Mundohuni të jeni të hapur për këtë dhe t’i thoni gjërat siç i ndjeni, por gjithmonë me një dozë të fortë kujdesi.

Sot ju do të takoni dikë që sjell shumë humor në jetën tuaj. Ky person mund të jetë gati për një romancë me ju! U habitët? Mendojeni një herë se ndoshta gjërat mund t’ju dalin për mbarë në këtë drejtim.

Nuk ka asgjë të keqe ta trajtosh vetën me komplimente herë pas here. Të qenit gjithmonë modest mund të krijojë përshtypjen e gabuar tek njerëzit me të cilët bashkëpunoni. Mos u tregoni gjykatës i pashpirt ndaj vetes.

Sot mund të krijoni lidhje me njerëz, të cilët më parë i kishit menduar se nuk kanë asgjë të përbashkët me ju. Kjo është e bukura, sepse kur u jepni kohë njerëzve që të shprehen, atëherë arrini t’i kuptoni më mirë.

Kur bëhet fjalë për financat, nuk mund të lejoni që reputacioni juaj të vendoset para llogarisë suaj bankare. Nëse keni frikë se mund të quheni koprrac, duhet ta tejkaloni këtë frikë. Përpiquni të vendosni interesat tuaja para të tjerëve.

Trajtojini kolegët me respekt edhe nëse keni të bëni me njerëz, të cilët nuk ju lënë përshtypje të mirë. Në dashuri tregoni më shumë angazhim ndaj partnerit, ndryshe mund të përfshiheni në disa tensione.

Kohët e fundit po kaloni momente stresuese në punë, por duhet t’i kaloni ato me pak humor. Kjo do të nxisë energjinë pozitive dhe do të përmirësojë gjendjen tuaj të brendshme. Në dashuri, situata duhet shume e qëndrueshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.