AKTUALITET

Video & Foto/ Aksident i rëndë në Kavajë, vdes nëna dhe një i ri

23:34 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku raportohet se ka edhe viktima. Sipas të dhënave të para, një automjet tip ‘Benz’ me targa AA615VO ka hipur në trotuar duke marrë para një nënë me dy vajzat e saj që po ecnin në trotuar por edhe kalimtarë të tjerë. Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën nëna dhe një person që ndodhej në automjet.




aksidenti kavaje klajdi (3) aksidenti kavaje klajdi (4) aksidenti kavaje klajdi (1) aksidenti kavaje klajdi (2)
<
>

Po kështu ka edhe persona të plagosur, të cilët janë transportuat në spital me makina të rastit. Aktualisht në spitalin e Durrësit janë një djalë dhe një vajzë, që ndodhen në gjendje rëndë. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia. Nga dëshmitë e para thuhet se në makinë kanë qenë tre të rinj dhe makina po lëvizte me shpejtësi, çka ka sjellë humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga duke marrë përpara kalimtarët.

(BalkanWeb)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.