Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, ka marrë pjesë ditën e djeshme në konferencën “World Minds” të zhvilluar në Beograd, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti serb, Aleksander Vuciç.
Ndër të tjera, gjatë kësaj seance, Vuçiç dhe ish kancelari gjerman kanë folur për bombardimin e Serbisë nga NATO.
Schröder ka deklaruar se vendimi për të bombarduar Serbinë, u mor pas vëzhgimeve të gjendjes kritike ku ndodhej asokohe Kosova, ashtu sic është vendosur të bombardohet Iraku e Afganistani.
“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vendim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që të mernim pjesë në bombardime duke e parë gjendjen në Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë.
Ndërsa, presidenti serb u shpreh se ne duhet të falim, por s’do ta harrojmë kurrë.
“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se intervenimi i NATO’s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, u shpreh Vuçiç.