SPORT

Reja: Dua të vazhdoj punën e De Biazit

09:47 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Trajneri i Kombëtares  së Shqipërisë, Edi Reja, në konferencën për shtyp është shprehur se kërkon t’i japë vazhdimësi punës së Kristaian Panuçit dhe De Biazit, pasi ende nuk ka pasur kohën e nevojshme, ndërsa shtoi se është një grup i aftë lojtarësh. Gjithashtu, ai shpjegoi dhe mungesën e Gjimshtit, ndërsa falënderon Partizanin, që i lejoi lojtarët të stërviten nën urdhrat e tij, pavarësisht se Reja mbajti vetëm Alban Hoxhën.
LISTA
“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë edhe lojtarët e tjerë që janë afruar nga Panuçi. Javën e kaluar pashë disa lojtarë edhe të Partizanit që janë me cilësi, por duhet të shoh rrotull. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek”.
OBJEKTIVAT
“E vështirë të thuash se cili është objektivi, por do të mundohemi të shkojmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të parat kualifikohet, nuk kualifikohen të gjitha. Objektivi është të përmirësohemi psikologjikisht e mendojmë se mund të shkojmë. Duhet të ketë bindje nga kushdo që vjen këtu, e pastaj të bëjmë bilancin”.
MOMENT KYÇ
“Ky është një moment thelbësor, unë kam shkuar në Kroaci në Greqi dhe kam folur me lojtarët. Ka ndryshim, ka entuziazëm, që unë e ndjej brenda meje. Ngarkesa ime është e madhe, por ata janë shumë pozitivë dhe duan të bëjnë të pamundurën. Nga eksperienca, kur shkon të luash ndaj një skuadre që ka nivel më të mirë se ty, mund të bësh më mirë. Nuk ka asnjë ndeshje që do të shkojë dëm. Kur ke shpirtin e grupit, gjithçka mund të bësh”.
GRUPI
“U mundova të mbaja ata pesë lojtarë që ishin në Greqi. Falënderoj dhe Partizanin për lojtarët, që i la të stërviteshin me grupin. Pata mundësi të shihja djemtë, ishte çdo gjë për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Stërvitja e vërtetë do të fillojë që sot”.
EKUILIBRI
“Kishte disa mungesa në këtë aspekt, por kur janë 6 lojtarë që duan të bashkëpunojnë, gjërat shkojnë më mirë. Shpresoj të jap ndihmën time, por varet nga bashkëpunimi me lojtarët. Nëse besojnë dhe bashkëpunojnë, jemi në avantazh me problemet më parë”.
PIKËT
“Skuadra duhet të jetë e besueshme. Islanda është shumë e fortë në ajër dhe ne kemi një listë prej 15 lojtarësh dhe kështu kemi mundësi t’i shohim ndeshjet. Do të mundohemi të mos i japim avantazhe Islandës”.
PAKËNAQËSITË ME LISTËN
“Kemi lojtarë këtu, por mund të kemi edhe të tjerë 10 që janë në pritje. Nuk është e thënë që janë jashtë. Të shohim se çfarë ndodh, çfarë objektivi kemi e çfarë rezultatesh marrim. Në bazë të këtyre punojmë për të ardhmen. Do t’i shohim të gjithë në vazhdimësi. 11 luajnë, nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë. Ai që është thirrur në Kombëtare do të jetë krenar, ai që nuk luan do të inkurajojë shokët e skuadrës”.
ISLANDA DHE LENJANI
“Me Lenjanin është qartësuar gjithçka, kam qenë në Zvicër, kam folur me të. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Panuçit. Ai më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum. Më vjen keq kur ka probleme mes trajnerit dhe lojtarit. Tani është i disponueshëm. E thashë dhe më përpara që kush thirret në Kombëtare, duhet të jetë krenar”.
LODHJA
“Do të flas me secilin nga ata dhe t’i pyes a janë të lodhur apo jo. Kur ata të futen në fushë, duhet të japin 200% e tyre. Do të shohim lojtarët dhe gjendjen e tyre gjatë javës. Unë punoj me 20 lojtarë, me 2 skuadra, uroj të bëj zgjedhjet e duhura. Shpesh gjatë javës një lojtar luan mirë, por pastaj ndodh që nuk është në nivelin e kërkuar”.
ÇEKIÇI DHE GJIMSHITI
“Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa. Më vjen keq se Gjimshitin e kam marrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem. Ndërsa Çekiçin e kam parë, por duhet të bëj zgjedhje, pasi kisha 4 lojtarë të tjerë”.
SKEMA
“Nuk e kam vendosur akoma modulin. I rëndësishëm është ekuilibri i lojës. Mesfushën e kemi të mirë. Kemi mesfushorë që mund të luajmë me 3-5-2 se Lenjani e Roshi mund të luajnë, por është Hysaj, që nuk është i përshtatshëm për këto krahë. Kam një 3-5-2 ose 4-3-1-2 që u përafrohet më shumë karakteristikave të ekipit”.
DE BIAZI
“Ky është ‘bastuni’, godet fort, por dua të gjej ekuilibrin. Kam folur me De Biazin, jam takuar disa herë dhe kam marrë gjëra pozitive. Unë nuk jam mësuar të flasë keq për kolegët e mi. Panuçi ishte i pafat. Dua të bëj një menaxhim demokratik të grupit. Dua të vazhdoj punën e De Biazit e të ndërmarr këtë rrugë. Nëse duhet ‘bastuni’, do ta përdor, por jo gjithmonë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.