SPORT

Çmenduria e radhës nga Murinjo, refuzon 100 mln euro në vit

12:50 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Murinjo që nga koha kur u shkarkua nga posti i trajnerit te Mançester Juanjtid është në kërkim të një skuadre të re dhe ofertat nuk mungojnë. Së fundmi për teknikun 56-vjeçar, interes të veçantë kishin shfaqur kinezët e Guangzhu Evergrande. Tek skuadra nga kampionati kinez portugezi mund të bëhej trajneri më i paguar në botë, por ai e refuzoi.




Kinezët i ofronin atij 100 milionë euro në sezon, një shifër kjo që nuk është dëgjuar më parë në futboll. Arsyeja pse tekniku portugez nuk pranoi është se ai kërkon të marrë drejtimin e një skuadre të madhe. “The Special One” do të zëvendësonte Fabio Kanavaron, në rast se pranonte të merrte drejtimin e kinezëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.