SPORT

Grizman ia thotë troç Atletikos, do vetëm Barcelonën

15:05 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Antuan Grizman ka nisur një luftë me Atletiko Madridin dhe shkak për këtë është bërë hipoteza e dalë, ku sulmuesi francez akuzohet se ka firmosur me Barcelonën që në mars dhe ka dëmtuar garën për titullin kampion. Kjo hipotezë e ka bërë Atletikon të mendojë edhe bllokimin e transferimit të Grizmanit dhe në Spanjë raportojnë se klubi madrilen nuk do që sulmuesi të shitet. Megjithatë, Grizman ka një klauzolë me Atletikon dhe kjo klauzolë mund ta ndihmojë t’i japë fund aventurës së tij në kryeqytet.




Çdo klub që kërkon shërbimet e francezit mund të paguajë 120 milionë euro për të, duke siguruar shërbimet e tij. Avokati i Grizman i ka bërë me dije Atletikos se Barcelona do ta paguajë ditët në vijim këtë klauzolë dhe francezi do të largohet nga Madridi. Sakaq, në klubin e Atletikos kanë nisur të vënë gjoba për Grizmanin, pasi i është kërkuar që të bashkohet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, kërkesë kjo e që nuk është nga lojtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.