AKTUALITET

Zv.guvernatorja, 5 herë më shumë të ardhura se burri zëvendësrektor

16:20 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Puna në Bankën e Shqipërisë është nga më të preferuarat edhe për specialistët e thjeshtë dhe jo më për ata që kanë poste drejtuese. Kjo jo vetëm për shkak të statusit të veçantë që të jep puna në institucionin më të rëndësishëm financiar në vend, por edhe për shkak të trajtimit shumë të mirë financiar që vetë ky institucion përcakton për drejtuesit dhe punonjësit e vet.




Pikërisht për shkak të statusit ligjor si një institucion i pavarur në çdo aspekt, shpeshherë drejtuesit e këtij institucioni janë bërë objekt i diskutimeve publike dhe mediatike, për një trajtim të veçantë financiar që në hierarkinë e pagave në Shqipëri ia kalon me disa herë edhe Presidentit të Republikës.

Guvernatori
Sipas deklaratës së pasurisë së dorëzuar në ILDKPI, guvernatori Gent Sejko ka deklaruar të ardhura neto nga puna si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shumën e 5.821.319 lekë, nga të cilat 4.160.876 lekë nga paga dhe 1.660.433 lekë nga shpërblimet. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe të ardhura nga honoraret për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së në vlerën e 2.638.257 lekë, si dhe nga dietat për udhëtime dhe qëndrime jashtë vendit në vlerën e 7.600 euro. Pra, në total llogariten një shumë prej afro 9.4 milionë lekë të ardhura nga puna si numri 1 i institucionit që përcakton politikat monetare në vend dhe kontrollon bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, Sejko ka deklaruar edhe të ardhura nga interesat e depozitave dyemërore në shumat: 1.187 euro, 1.063 USD dhe 42.311 lekë. Në këtë deklaratë ai raporton se ka shitur një apartament me sipërfaqe 70.2 m2 me vlerë 58.000 euro, ndërsa zotëron depozitë në euro e shtuar gjatë vitit 2018 me 75.637 euro, depozitë në dollarë shtuar gjatë vitit 2018 me 1.063 USD, llogari bankare shtuar me 41.997 lekë, një tjetër llogari bankare e pakësuar me 29.784 euro dhe një llogari rrjedhëse e pagës pakësuar me 2.032.674 lekë. Guvernatori deklaron një kredi në vlerën e 52.000 euro me interes 2.06 për qind, për të cilën gjatë vitit 2018 ka shlyer shumë në vlerën e 3270 euro.
Po ashtu, Sejko deklaron edhe kredi tjetër për blerje apartamenti në shumën e 11.400.000 lekë, për të cilën gjatë vitit ka shlyer gjatë vitit 2018 shumën prej 181.830 lekë. Ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij, Elona Sejko ka deklaruar të ardhura të konside-rueshme si e punësuar në sektorin bankar të nivelit të dytë. Sipas deklaratës së pasurisë, ajo ka pasur të ardhura neto nga punësimi në shumën e 4.784.834 lekë, ndërsa zotëron llogari bankare në vlerë 2.229 euro, shtuar në 2018 me vlerën e 1.376 euro, llogari kursimi me vlerë 1.757.651 lekë, shtuar me 357.650 lekë. Gjithashtu, ajo deklaron blerje të një garazhi me vlerë 20.000 euro.

Zëvendësguvernatorja Natasha Ahmetaj ka deklaruar edhe ajo të ardhura të konsiderueshme nga puna në Bankën e Shqipërisë. Më konkretisht, ajo ka deklaruar të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë në shumën e 3.552.453 lekë, të ardhura nga shpërblime nga BSH në shumën e 1.290.488 lekë dhe të ardhura nga honoraret nga pjesëmarrja në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së në shumën 1.978.684 lekë. Ajo ka deklaruar gjithashtu llogari rrjedhëse në shumën e 237.308 lekë dhe 10.530 euro, llogari kredie pakësuar me 7111 euro, depozitë bankare në vlerën e 25.320 dollarë (shtuar me 129 euro), si dhe një tjetër depozitë bankare në vlerën e 60.561 euro me burim të ardhurash nga shitja e apartamentit.

Gent Sejko

Guvernator
Shitur apartamenti me sipërfaqe 70.2 m2 me vlerë 58.000 euro.
Depozitë në euro e shtuar gjatë vitit 2018 me 75.637 euro.
Depozitë në dollarë shtuar gjatë vitit 2018 me 1.063 USD.
Llogari bankare shtuar me 41.997 lekë.
Llogari bankare e pakësuar me 29.784 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës pakësuar me 2.032.674 lekë.
Të ardhura neto nga puna si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shumën e 5.821.319 lekë, nga të cilat 4.160.876 lekë nga paga dhe 1.660.433 lekë nga shpërblimet.
Honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së në vlerën e 2.638.257 lekë.
Dieta për udhëtime dhe qëndrime jashtë vendit në vlerën e 7.600 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitave dyemërore në shumat: 1.187 euro, 1.063 USD dhe 42.311 lekë.
Kredi në vlerën e 52.000 euro me interes 2.06 për qind. Gjatë vitit 2018 është shlyer shumë në vlerën e 3270 euro.
Kredi për blerje apartamenti në shumën e 11.400.000 lekë. Shlyer gjatë vitit 2018 shuma prej 181.830 lekë.
Kartë krediti me vlerë përdorimi deri në 400.000 lekë.
Kartë krediti me vlerë përdorimi 4.000 euro.
Paguar si detyrim për blerjen e apartamentit shuma prej 74.670 euro.
Elona Sejko (bashkëshortja)
Të ardhura neto nga punësimi në shumën e 4.784.834 lekë.
Llogari bankare në vlerë 2.229 euro, shtuar në 2018 me vlerën e 1.376 euro.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 94.047 lekë.
Llogari kursimi me vlerë 1.757.651 lekë, shtuar me 357.650 lekë.
Autoveturë tip “Renault”, e nxjerrë nga përdorimi.
Blerje garazhi me vlerë 20.000 euro.
Kompensim karburanti nga banka ku punon në shumën e 159.101 lekë.

Natasha Ahmetaj

zv.guvernatore
Llogari rrjedhëse në shumën e 237.308 lekë dhe 10.530 euro. Shtuar në vitin 2018 me 190.958 lekë dhe pakësuar me 19.470 euro.
Llogari kredie pakësuar me 7111 euro.
Depozitë bankare në vlerën e 25.320 dollarë. Shtuar me 129 euro.
Depozitë bankare në vlerën e 60.561 euro. Burimi: nga shitja e apartamentit.

Lavdosh Ahmetaj (bashkëshorti)
Llogari page në vlerën e 40.212 lekë.
Shitur apartamenti me sipërfaqe 87 m2 me vlerë 82.500 euro.
Djali, depozitë bankare në vlerën e 30.371 dollarë. Shtuar me 154 dollarë.
Djali, blerje tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2 në shumën e 1.134.000 lekë.
Shitur makinë tip “Audi” me vlerë 7.800 euro.
Të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë në shumën e 3.552.453 lekë.
Shpërblime nga BSH në shumën e 1.290.488 lekë.
Honorare nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH në shumën 1.978.684 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si zëvendësrektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në vlerën e 1.438.347 lekë.
Interesa bankare në vlerën e 30.624 lekë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.