Lajmi se Inva Mula ishte ndarë nga Hetem Ramadani u shndërrua në kryefjalën e shtypit rozë. Megjithatë vetë sopranoja e hodhi poshtë këtë, duke rrëfyer se vijon të jetë me bashkëshortin e saj. “Për këtë lajm nuk jam pyetur fare.
Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun”, deklaroi Mula. Dhe pas deklaratës së saj, vjen edhe kjo foto ku çifti shihet nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje dhe të përqafuar. Ajo shihet në krahët e bashkëshortit, e buzëqeshur dhe shumë e lumtur