Kosova

Pas Haradinaj, Jakup Krasniqi niset për në Hagë

09:45 - 23.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Ai sot do të niset drejt Hagës. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, i cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.




Përveç Sherifit, Krasniqin po e shoqërojnë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe Baton Dushi e Dardan Krasniqi nga Nisma. Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë, Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale. Kjo ftesë e Speciales për Krasniqin vjen pas ftesës që i është bërë Ramush Haradinajt.

Edhe Haradinaj sot do të niset drejt Hagës, këtë ai e ka bërë të ditur të hënën mbrëma në emisionin Pressing në T7. “Po, nesër do të nisem”, ka thënë Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.