AKTUALITET

I shoqi niset për Hagë, Anita: Të presim me Hanën, Gjinin, Trimin dhe t’gjithë fëmijët e Kosovës

13:11 - 23.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëshortja e kryeministrit në largim të Kosovës i ka shkruar disa fjalë zemre Haradinajt, pikërisht sot kur ai është nisur drejt Hagës.




“Ti përbën rrezik për ta“, i drejtohet Anita të shoqit teksa e garanton se ai ka arritur atë që do të donte çdo lider: mbështetjen e popullit të tij.

“Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!”. Këto janë fjalët me të cilat Anita përfundon dedikimin e saj të ndjerë për të shoqin.

Statusi i plotë i Anita Mucaj:

Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…

Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten.

Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë!

Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.