![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën e Gjirit të Lalëzit. Një automjet është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka marrë flakë. Babai dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital.
Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)