Ish-deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se legjislativi dhe ekzekutivi i deritashëm kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës.
Në një fotografi të shpërndarë në Facebook ku shihet dore për dore me të vëllanë, ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, ai ka falënderuar të gjithë ish deputetët e kuvendit për bashkëpunimin.
“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim.
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Për një Kosovë 100%. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen. DH”, ka shkruar në Facebook Daut Haradinaj.