VIP PAGES

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj bëhet gjysh në ditëlindjen e tij

14:00 - 04.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 2017-ën Partia Socialiste kandidoi shumë emra të rinj për deputetë, një pjesë e të cilëve edhe biznesmenë. Një prej tyre është Vullnet Sinaj, i cili prej dy vitesh përfaqëson Vlorën në Kuvendin e Shqipërisë. Por ditët e fundit ai ka pasur dy gëzime familjare.




Pikërisht në datën e lindjes së tij, vajza e madhe u bë nënë, duke i dhënë atij statusin e gjyshit. Lajmin e bëri të ditur vetë deputeti Sinaj teksa ka publikuar edhe disa foto nga momentet e gëzimit të ardhjes në jetë të pjesëtares më të re në familjen e tij. “Sot në ditëlindjen time, dhuratën më të bukur të jetës ma bëri vajza e madhe Enxhi, duke sjellë në jetë mbesën Mari. Zoti na bekoi dhe nga sot mora statusin e gjyshit në familjen time. Paç gjithmonë shëndet dhe jetë të lumtur Mari!”, – shkroi Sinaj.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.