VIP PAGES

Habit Bebe Rexha: Më dukej sikur do më përdhunonin

15:30 - 04.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bebe Rexha ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të frikshme, që ka pasur me producentë gjatë fillimit të karrierës. Gjatë një interviste për “Cosmopolitan”, këngëtarja shqiptare tregoi se ka pasur disa përvoja të vështira në Hollivud. “Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim, nëse nuk dua që ta bëj”. Bebe Rexha u shpreh se ky person është shumë i famshëm sot, pavarësisht se nuk dha asnjë emër.




Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje, që i dukej sikur do ta përdhunonin: “Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”, është shprehur këngëtarja shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.