Show-Bizz

Detajet/ Roberti i lidhur me Jessican prej muajsh, ja provat

09:24 - 13.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se historia e Robertit dhe e Norës tashmë i përket të shkuarës. Këngëtari pas divorcin me Norën, ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në krahët e bukuroshes Jessica.  Prive.al zbuloi një foto të këngëtarit ku shfaqej i ulur në tavolinë me një vajzë tjetër, e cila thuhej se ishte e dashura e re e tij. Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte Jessica Kadiu, një vajzë nga Burreli, e cila prej vitesh jetonte në New York.




Lidhur me këto fjalë, Roberti reagoi në Instastory me anë të një fotoje ku tregonte se ishte duke punuar për një këngë të re dhe mesa duket pjesë e klipit do të ishte edhe Jessica. Megjithatë vetë ai nuk mohoi asnjë nga fjalët që u thanë. Së fundmi n’ZOOM ka zbuluar disa foto ku tregon se kjo nuk është hera e parë që Roberti dhe Jessica kalojnë pushimet bashkë. Ata janë kapur mat edhe herë të tjera nga i njëjti vend dhe gjithçka ka ndodhur para se të bëhej publike ndarja me Norën. n’ZOOM shkruan se lidhja e tyre ka nisur që në fillim të kësaj vere, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.