Këngëtarja Dafina Zeqiri ka humbur një prej personave më të dashur për të, nënën e menaxherit të saj, me të cilën kishte një raport shumë të mirë. Këngëtarja ka shpërndarë në “Instastory”-n e saj një foto të nënës së menaxherit, ndërsa ka shprehur ngushëllimet me këtë rast. “Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes së ngushtë dhe të gjithë dashamirësve edhe neve, një grua e mrekullueshme na la sot, ti do të kujtohesh gjithmonë si një qenie njerëzore e jashtëzakonshme Tete”, thotë Dafina ndërsa e shoqëron shkrimin me një zemër. Bedrije Çitaku ishte nëna e menaxherit të këngëtares dhe mesa duket, Dafina ishte mjaft e lidhur me të, ndërsa shprehet e pikëlluar për humbjen e saj.
Shfaq Komentet (0)