Show-Bizz

Të ndarë apo të lidhur? Çiftet VIP ‘të pavendosur’ të vjeshtës

15:10 - 25.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Kemi dëgjuar tashmë për teorinë e shoqërisë pas ndarjes, e cila ka bërë bujë në gjithë botën, por mesa duket është goxha e preferuar edhe në vendin tonë. Por, gjithashtu, ajo që na bën goxha përshtypje, që po e bëjnë edhe njerëzit në përditshmërinë e tyre, është shkëputja totale e partnerëve VIP nga rrjetet sociale, një indicie kjo që të bind në krisjen apo edhe ndarjen e tyre. Por ç’po ndodh me disa prej tyre që mendonim se ishin ndarë përfundimisht si psh: Albi Nako me Alba Hoxhën? Rikthehen sërish shokë pas lidhjes së papranuar nga asnjëri prej tyre? Apo Young Zerka, me këngëtaren Ronela Hajati, ku menduam se me fotot i kapëm ‘mat’ në pushime, por që së fundmi, këngëtari është ‘kapur mat’ me një modele bionde? Pra, ç’po ndodh në të vërtetë? Kush u nda e kush mbeti shok mes të famshmëve tanë këtë vjeshtë? Mesa duket stina e ftohtë s’ka sjellë vetëm ndryshime në kohë por edhe tek ndjenjat e njerëzve. Koha për ndërrime apo jo?




 Joung Zerka me Ronela Hajatin

Vetëm dy ditë më parë, në media qarkulluan disa foto të  këngëtarit Young Zerka, ku shfaqej me një vajzë bionde. Këngëtari dhe vajza misterioze po kalonin momente relaksuese në pishinë në jug të Shqipërisë dhe ende nuk dihet marrëdhënia midis tyre. Këngëtari ka zgjedhur të mos reagojë kundrejt këtyre fotove, por pa dyshim të gjithë u bëmë kuriozë të dimë se kush është biondja misterioze që po e shoqëronte Zerkën. Pas kërkimeve, “iconstyle” ka zbuluar se vajza në fjalë është modele dhe ajo quhet Joana Alimema. Nuk dihet nëse këto foto janë shkëputur nga xhirimet e një klipi të ri të këngëtarit, apo vërtetë mes tyre ka diçka më tepër, siç po aludohet këto ditë. Por nga një video e postuar disa ditë më parë në media ku flitej për projektin e tij të fundit, me këngëtarin ishte dhe modelja, kështu që me shumë mundësi është pjesë e këngës së tij që ende nuk është nxjerrë në treg. Shumë zhurmë për asgjë!

ndarje apo miq 4 ndarje apo miq 2 ndarje apo miq 6 ndarje apo miq 8 ndarje apo miq 3 ndarje apo miq 1 ndarje apo miq 5
<
>

Reperi Blleki me kushërirën e motrave Istrefi, Besën

Që prej fillimit të këtij viti, në media është përfolur shumë për lidhjen e reperit Blleki me kushërirën e motrave Istrefi, Besën. Dyshja u fotografua shpesh së bashku dhe burime për mediat rozë konfirmuan se Besa dhe Blleki i kishin kaluar të dy pushimet këtë verë. Madje, Besa tregoi në llogarinë e saj në Instagram se muajin tjetër do të fejohej me reperin, fiks në ditën e lindjes së saj. Mirëpo duket se planet janë prishur dhe gjithçka ka marrë fund. “Xing.al” ka vënë re se Blleki dhe Besa Istrefi nuk ndiqen më në ‘Instagram’ dhe ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi. Shpresojmë që gjërat mes çiftit të rregullohen, ndërkohë që mbetet të presim për të tjera njoftime nga dyshja. Të jenë ndarë vërtetë para fejesës së shumëpritur apo thjesht një krisje?

Era Istrefi dhe Julian Perreta

Prej kohësh në media përflitet për një lidhje të mundshme midis Era Istrefit dhe artistit Julian Perreta. Ata shpesh shihen në shoqëri të njeri-tjetrit dhe deklaratat që bëjnë herë pas herë, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se ata janë duke përjetuar një histori dashurie. Pak javë më parë Julian Perreta publikoi një foto të Era Istrefit në Instagram-in e tij dhe shkruante: “Mbretëresha ime”. Megjithatë, pas fotos që ka publikuar së fundmi Era, na ka bërë lëmsh të gjithëve. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të artistit teksa performon në skenë dhe e përgëzon duke e quajtur shok. “Go bestie”,-shkruan Era. Ndoshta me këto fjalë Era ka dashur të tregojë se ata janë vetëm miq të mirë dhe i ka bashkuar profesioni. Pra, nga itinerari i mëparshëm ku u kapën bashkë duke u puthur e ledhatuar në disko, para disa muajsh, kalojnë në shoqëri?

Alba Hoxha dhe Albi Nako

Pas dashurisë vjen miqësia? Mesa duket, Alba Hoxha nuk do të jetë më një balerinë e thjeshtë e trupës së Albi Nakos. Krahas angazhimit si vajza që prezanton motin në Tv Klan, Albës së fundmi i është besuar një tjetër pozicion i rëndësishëm në karrierën e saj si balerinë. Ka qenë koreografi Albi Nako ai që ka njoftuar se Alba, njëkohësisht e përfolur si e dashura e tij e zemrës, do të jetë pedagoge në 3 disiplina kërcimi pranë akademisë së tij. Balerina brune do ta nisë detyrën e re nga 1 tetori, ndërsa Nako ka publikuar një video në ‘Instagram’ për të dhënë lajmin shoqëruar me lëvdata për karrierën e Albës, duke e quajtur atë edhe balerina nr.1. “Çdo investim i duhur kthehet në kohën më të bukur. Faleminderit kërcimtarja më e mirë”, e mbyll lajmërimin koreografi i njohur shqiptar. Krahas ndarjes pa bujë, çifti ende vijon të ketë vlerësim dhe marrëdhënie shoqërore e pune së bashku.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.