BLUETOOTH

Lidhje dashurie e shkuar keq e ish-ambasadorit të BE në Tiranë, arrestohet autorja dhe skenaristja e ‘RAI’-t

10:00 - 05.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo i shkroi: “Do të të shkatërroj” dhe e përndoqi me mesazhe tekst edhe në orët e vona të natës… Autorja dhe skenaristja e “RAI TV”, 41-vjeçarja Valentina Pizzale ka përfunduar ditën e enjte në arrest shtëpie, me akuzën për kërcënim, për shkak se me një ligësi të pashpjegueshme dhe pa caqe ka përndjekur dhe fyer në çdo orë të ditës, por veçanërisht natën, ambasadorin Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç. Pizzale i ka dërguar ambasadorit mesazhe me tekste të tilla si, “do të të shkatërroj”. Diplomati i shquar Sequi, i cili ka shërbyer edhe në Shqipëri si ambasador i BE, që nga muaji shtator është thirrur përsëri në Romë, pas detyrave në Kinë dhe Mongoli, për t’u vendosur në katet e sipërme të Ministrisë së Jashtme, në postin e shefit të kabinetit të ministrit Luigi Di Maio. Prokurori i Romës kërkoi ndaj Valentina Pizzale masën paraprake të arrestit në shtëpi, pasi Sequi nënshkroi një ankesë në lidhje me sjelljen persekutuese të Pizzale. Në vitin 2017, Ettore Sequi kishte pasur një lidhje të shkurtër me autoren e ‘RAI’-t dhe pas ndarjes, atij iu desh t’u drejtohej autoriteteve gjyqësore për ta mbajtur larg gruan që e mundonte dhe kërcënonte. Sequi e kishte denoncuar edhe më parë gruan, pasi ajo edhe pse ishin ndarë, vazhdonte ta kontaktonte në çdo kohë, duke u përpjekur ta frikësonte me anë të kërcënimit se do bënte publike lidhjen e tyre.




Qëllimi i Pizzale ishte të detyronte ambasadorin të mos i jepte fund lidhjes me të. Ajo nuk donte që historia e tyre të merrte fund. Por, duke u përballur me qëndrueshmërinë e Sequi për ta mbajtur sa më larg, mesazhet kishin ndryshuar rrënjësisht, duke u bërë gjithnjë e më shumë kërcënuese dhe më të shpeshta. Prokuroria pas denoncimit fillestar kishte nisur hetimet, të cilat jo vonë e çuan Pizzalen para gjykatësit të seancës paraprake. Edhe pse skenaristja e dinte se po hetohej, ajo nuk kishte hequr dorë nga veprimet e saj. Në muajin shtator, kur Sequi u kthye nga Pekini, gjërat shkuan edhe më keq. Dhe ishte pikërisht kjo, e shtyu prokurorin Maria Monteleone dhe prokuroren Daniela Cento të kërkonin arrest shtëpie për Valentina Pizzale. Pizzale tani është në apartamentin e saj dhe nuk mund të komunikojë me botën e jashtme, madje as përmes mediave sociale. Ajo është gjithashtu administratore e një faqeje në “Facebook” kushtuar ezoterizmit, një “grup i fshehur”, siç ajo e përcakton, brenda të cilit luan rolin e “fallxhores”, e specializuar në lojërat me letra, si ato kelte, flamane, norvegjeze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.