Pak ditë më parë bëri bujë në portalet online një fotografi ku ishte fiksuar ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe disa nga deputetet gra të PS-së që i kishin kushtuar atij gjithë vëmendjen. Shumë aluduan portalet për atë që po iu tregonte Ahmetaj deputeteve, por më së fundi fotografi Agim Rama ka zbuluar se ajo që ai po u tregonte kolegeve të tij ishte një video në telefon.
Siç shikohet edhe fotot e publikuara nga fotografi Agim Rama, Ahmetaj u fut në godinën e Kuvendit me një gotë çaji në dorë, të cilën e konsumoi gjatë punimeve të Komisionit. Por para se gjithçka të niste, ish-ministri është kapur mat duke u treguar diçka në telefonin e tij kolegeve socialiste. “Duke parë videon e suksesshme të ish-kolegut Rakip Suli. Të gjithë mahniten me ndryshimin e Kamzës në dy muaj”, -shkroi fotografi për këtë foto duke hedhur kështu poshtë çdo hamëndësim tjetër.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht