VIP PAGES

Socialistët e vjetër bëhen bashkë, i bashkoi Moikom Zeqo

18:00 - 06.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej një kohe të gjatë historiani dhe shkrimtari Moikom Zeqo po lufton me një sëmundje të vështirë. Por edhe pse është tërhequr nga jeta aktive, ai nuk e ka braktisur asnjëherë penën, duke botuar shumë shkrime dhe studime në mediat e shtypit të shkruar, ndërkohë që edhe miqtë e tij të vjetër nuk e kanë braktisur. Dje Moikom Zeqo ka pasur si vizitorë të veçantë në spital për t’i dhënë mbështetje miqtë e tij të hershëm të Partisë Socialiste si Namik Dokle, Arta Dada dhe Ermilinda Meksi. Shumë pak nga brezi i ri e kujtojnë në fakt se Moikom Zeqo është edhe një nga themeluesit e PS-së së sotme. Në qershor të vitit 1991 ai qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës, ku mbajti edhe një fjalë për transformimin që duhet të bënte ish-Partia e Punës, duke u kthyer në PS.




Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996-ën si deputet i PS-së. “Themelimi i Partisë Socialiste në 12 qershor 1991 ka një rëndësi të madhe për të plotësuar atë sistem pluralizmi politik në Shqipëri. Pas themelimit të Partisë Demokratike, mungonte institucionalizimi i forcës së majtë, pra sistemi i pluralizmit politik nuk ishte i plotë. Krijimi i Partisë Socialiste si parti e majtë, por që ndryshonte në substancë nga partia e dikurshme e Partisë së Punës për shkak të një programi social-demokrat evropian, krijoi mundësinë historike për të pasur edhe Shqipëria një sistem të plotë të pluralizmit politik.

Ky themelim, pavarësisht se kritikohej dhe opinionistët kishin mendimin e tyre se ishte thjesht një konvertim emri, në të vërtetë ishte një dukuri e re që mbante në vetvete mundësinë e emancipimit të brendshëm të Partisë Socialiste”, është shprehur Zeqo për mediat. Aktualisht të katërta këto figura, Moikom Zeqo, Namik Dokle, Arta Dada dhe Ermilinda Meksi janë larguar nga funksionet në PS.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.