Edhe Era dhe Nora Istrefi janë bashkuar me grupin e artistëve që po solidarizohen me të prekurit nga tërmeti.
Këngëtarja me famë botërore, publikoi një foto në rrjetin e saj “Instagram´´, përmes së cilës tregon se do të performojë në Tiranë së bashku me motrën e saj Nora Istrefi.
Era ka vendosur që të gjitha fitimet nga koncerti të përdoren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti tragjik që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit.
“Edhe pse nuk mbaj koncerte sepse jam duke u marrë me projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos per arsyen qe të gjitha fitimet do të përdoren per ndihma te njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, ka shkruar Era në Instagram.
Shfaq Komentet (0)