Kryesore

VIDEO/ “Do të dhj*s po vazhdove kështu”, Veliaj fyen rëndë gazetarin/ Reagon Balliu: Akt barbar, të largohet urgjentisht nga detyra

20:46 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti që po zhvillohej në Tiranë, ka fyer një ndër gazetarët, ku i thotë se: “Do ta dhjes më keq po vazhdove”, duke mos lejuar kështu që t´i drejtojë pyetje.




Në disa raste Veliaj tregon se nuk i ka qejf gazetarët, sidomos ata që i shkojnë pas për ta pyetur për problemet e qytetarëve, ndaj nuk nguron dhe të` kërcënojë´.

Pas fyerjes ndaj gazetarit, ka reaguar ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu , i cili publikoi përplasjen e kryebashkiakut me gazetarin.

Balliu shkruan se ky është një akt barbar, i frymëzuar nga edukata banditeske e Rilindjes.

“Lali lavatriçja, në një akt të paprecedentë SULMON dhe KËRCËNON hapur gazetarin që ishte në punën e tij.

Ky akt barbar, i frymëzuar nga edukata banditeske e Rilindjes duhet NDËSHKUAR. Kërcënimi ndaj gazetarit dhe medias është i pafalshëm.

I bëj thirrje institucioneve të marrin masa për këtë sulm ndaj gazetarit, e që ngjall neveri për çdo qytetar.

Lali lavatriçja duhet të largohet urgjentisht nga detyra dhe të hetohet për këtë sulm banditesk”, shkruan Balliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.