Pasi presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri thirrje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të jepte dorëheqje, një deklaratë e ashpër ka ardhur dhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjatë një takimi më strukturat në Shkodër, Kryemadhi konfirmoi lidhjen familjare mes presidentit Meta dhe Gjonajt, ndersa shton se `ministrja bukuroshe´ ende nuk ka kthyer asnjë përgjigjie në lidhje me falsifikimet e protokolit.
“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim. Ndërton jetën dhe të ardhmen e saj mbi fatin e fëmijëve të shqiptarëve. Siç ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.
Siç merr guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit, që është i shenjtë, kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni, ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, paratë e të persekutuarve politikë, ky person nuk e ka problem, siç falsifikoi procesverbalin e Lazer Saitit, po kështu kjo falsifikon provat e vrasësve dhe kriminalëve, iu heq shenjat e gishtërinjve të atyre dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë. Kjo halabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën, por kur arrin guximi të falsifikojë të drejtën e Presidentit, mendoni çfarë mund të bëjë ajo ndaj qytetarëve, me fatin dhe jetën e tyre.”, tha Kryemadhi.Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa i ka kërkuar që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si qytetare e thjeshtë e këtij vendi.
Kreu i Shtetit renditi disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.