OPINION

Arrestimi i Çilit, show më i fundit i serialit Reforma në Drejtësi?

07:33 - 02.03.20 Rigels Lenja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo javë u mbyll, me arrestimin ose më saktë show-n, se pas hekurave qe vendosur një peshk i madh. Një peshk që kishte tentuar të negocionte apo lobonte, pra të bënte rolin e sekserit, për të nxjerr nga burgu një vrasës ose më saktë një terrorist.




Unë Henri Çilin, nuk e kam mik dhe as nuk jam takuar ndonjëherë më të. Po a është një shenjë e mirë që ai ndodhet pas hekurave? Nëse ato për të cilat ai akuzohet janë të vërteta, atëherë ky arrestim është një arritje e Reformës në Drejtësi.

Po ka diçka që nuk shkon me këtë arrestim? Henri Çili, është një person publik, pra nuk është një narkotrafikant, që mund të fshihet apo arratiset. Por, Policia e Shtetit vendosi të bënte një arrestim e pajisur me armatime të rënda. E ishte pikërisht kjo polici, që nuk arrinte të kapte dot Balilin, megjithëse dëgjonte ambasadën SHBA-së t’ia përmendte në çdo dalje televizive. E ishte pikërisht me rastin në fjalë, që Policia e Shtetit u përdor si taksi private për të sjellë para hekurave një person, që akuzohej se e kishte kthyer Sarandën në një Medelin.

Ndërkohë, në harkun kohorë të 6 muajve, Reforma e trumbetuar e Drejtësisë, ka nxjerr nga burgu së paku 6 personazhe nga bota e krimit që dikur, ajo reforma shkatarraqe e vjetër, i kishte dhënë dënime të përjetshme ose shumë vite burg. E disa prej tyre, ishin dënuar për organizim bandash dhe vrasje, e përsëri u lanë të lirë, për sjellje të mirë në burg. A thua se ishin dënuar për prishje të qetësisë publike.

Ka shumë zëra, që e akuzojnë Çilin si një sipërmarrës që ka ngritur një kompani mbështetur mbi korrupsionin. Mbase mund të jetë e vërtetë. Po në dijeninë time, Henri Çili, nuk ka mbajtur asnjë post ministror apo çfarëdo lloj niveli në çdo administratë në Shqipëri. E çudija është se ata që e akuzojnë Çilin për të korruptuar, nuk e shohin korrupsionin qeveritar. E janë po prap këta që nuk e quajnë korrupsion se pse centimetri i rrugës është  i barabartë me vlerën për një centimetër të arit apo argjendit. Atëherë kë paska korruptuar Çili? Se qeverinë jo e jo. Me siguri ata të opozitës. Se është pikërisht kjo opozitë që firmos tenderë e PPP.

Ka dhe një grup tjetër, që e akuzojnë atë se dikur i bënte fresk qeverisë, ku shkonte studio më studio, për të trumbetuar se sa i suksesshëm ishte Rama si Kryeministër. Dhe që së fundmi Çili, së bashku me mediat që ai menaxhonte ishin kthyer në kritikë të Ramës. E pikërisht këtu lind problemi. Unë nuk e di nëse Çili, kur dikur trumbetonte punën e qeverisë, këtë e kishte bindje personale apo çështje interesash. Edhe unë si shumë prej jush, nuk bija dakord me shumë prej tezave që ai ka. Po kjo është kultura e demokracisë, askush nuk mund të pretendojë se në një shoqëri të lirë, të gjithë do kenë një mendim të njëjtë mbi një çështje.

Po ajo që krijon më shumë problem është fenomeni. Në rast se ti krijon imazhin e njeriut që mbështet qeverinë, atëherë as edhe ai polici i qarkullimit rrugorë nuk do të guxoj të ndaloj, kur ti kalon me të kuqe apo me telefon ne vesh. E nëse ti je kritik i qeverisë, mund të ndodhi të të shpallin edhe si rastin në fjalë, drejtues të një grupi që po saboton reformën e madhe në drejtësi.

E çudija më e madhe qëndron diku tjetër. Pak javë më parë qeveria me aksionin e saj Anti-‘KÇK’, i dërgonte letërporosi disa emrave të njohur nga bota e krimit, të dënuar apo ish-dënuar të justifikonin pasurinë. Megjithëse edhe muret që nuk kanë as vesh e as sy, e dinin që një individ, që lëviznin me makina 100.000$ pa asnjë ditë pune në librezë. Po kjo metodë nuk mund të përdorej ndaj Henri Çilit, ai duhej arrestuar madje shpejt. Çili nuk na sjell dot vota. Momenti është ideal, kape atë, mos e lërë të iki. Brukselit i duhet treguar diçka si arritje se mbase edhe mund të ndërrojnë mëndje, e të na hapi ato negociatat. E mbase duke u treguar se Çili është arsyeja e të keqes që ka prekur Shqipërinë, mund të bindim Brukselin se ky ishte fytyra e përgjimeve që publikonte Bild.

Me siguri, dy janë rrugët që do ndiqen. Se pari, do të kemi një fushatë, për të arrestuar gazetarët që paskan lidhje me krimin. Ashtu si pak më parë në studion e Fevziut, dëgjonim kryeministrin se në panele vinin edhe gazetarë të paguar nga krimi. Konstatim që nuk e bën dot zoti Kryeministër, kur nga radhët e drejtuesve të partisë së tij, i kanë dalë së paku një duzinë nga bota e krimit. E meqë kemi  rastin e Çilit nëpër këmbë, më atë rast pastrojmë edhe median nga këta banditë.

Së dyti, reforma e re, mund të bëj një të mirë botës. Ta shpalli Henri Çili, si personin që shpiku koronavirusin, që po tmerron botën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.