Kryesore

Roza Lati rrëfen fëmijërinë e saj të trishtë: Shikoja skena dhune në shtëpinë time

11:28 - 08.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e njohur, Roza Lati e ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, ka rrëfyer për herë të parë për fëmijërin e saj të dhimbshme. Ajo ka treguar se ka patur një fëmjëri jo shumë të bukur pasi ka parë dhunë në familje.




Rudina Dembacaj: Çfarë fëmijërie ke patur?

Roza Lati: Jo dhe aq të bukur. Edhe nëse jam pak rebele në çështjen e të drejtave të femrave, jam sepse në thelb e kam të rritur që në fëmijëri këtë frymën negative që është kundrejt femrave.

Rudina Dembacaj: Kur filloi jeta të ndryshojë, të bëhët më e bukur?

Roza Lati: Jeta ime filloi të zbukurohet kur isha 9 vjeç, kur mua mu ndanë prindërit. Pashë që mami ishte e lumtur, ishte e qetë, plus edhe fillova t’i shmangesha edhe skenave të dhunshme brenda në shtëpi sepse normalisht po jetoja vetëm me mamin. 9 vjeçe dhe më tej unë vazhdova të bëhesha sociale, të përqafoja. Kur isha 9 vjeçe dola para pasqyrës, qava, pashë veten time duke qarë dhe thashë ok Roza ne do bëjmë një pakt, ose unë nga ky moment do ndryshoj stil jete, do jem  sociale, do jem e dashur dhe do harroj se çfarë më kanë parë sytë, unë mbase do e shijoj jetën. Nëse unë do vazhdoj ta bëj jetën me hijen dhe fantazma nga mbrapa çfarë më kanë parë sytë dhe kam përjetuar, jam e bindur që kur të rritem, do përfundoj si e humbur, anti-sociale dhe që nuk do shijoj jetën.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.