Nostalgji

Nostalgji/ Deputetët lajnë këpucët në pellgje uji para kuvendit? Berisha ankohet për Ramën

20:00 - 21.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Berisha i ankohet zv/ambasadores për Ramën
Që kur është larguar ish ambasadori amerikan Ëithers, e deri në ardhjen në detyrë të ambasadorit të ri të SHBA, gjithë detyrat e tij, po i kryen Debora Jones, zv.ambasadorja e SHBA në Tiranë. Dhe këtë javë morëm vesh se Deborah Jones ishte në zyrën në Bashki të Edi Ramës. Nuk morëm vesh për atë takim, por vetëm një ditë më vonë, siç e shohim në këto dy foto, zv.ambasadorja e SHBA takon direkt kryeministrin. Dhe Berisha sikurse e dëgjuam i thotë: Mirë bëre që shkove te Rama, por kërkojini atij llogari se pse u humbën paratë e USAID dhe pse nuk votoi gjykatat administrative. Biseda në fakt nuk ka qenë e acaruar, më tepër ambasadorja ka dashur të sqarohet edhe me kryeministrin për çka ka ndodhur.

Deputetët si katundarë fshijnë këpucët në pellgje uji
Jozefina Topalli, si kryetare e Kuvendit duhet të marrë masa për deputetët e saj. T’u bëjë atyre ndonjë banjo brenda selisë ku zhvillohen seancat plenare, në mënyrë që të pastrojnë të paktën këpucët kur hyjnë në sallën e kuvendit. Sepse ja tek shohim tre deputetë të Partisë Demokratike Mehmet Xheka dhe Ilir Bano, si dhe Flor Mimën, të cilët para se të hyjnë në sallë po lajnë me ujë këpucët. Se këta deputetë, që kur i kanë hequr makinat e kanë të vështirë, shi, borë po të bjerë ata duhet të ecin në këmbë. Tani nuk shkon që të hyjnë në sallën e kuvendit me këpucët zhul dhe të mbuluara nga balta. Ndaj kanë gjetur zgjidhjen më të shpejtë. Janë ulur në ca pellgjë uji përpara selisë së Parlamentit për të pastruar këpucët. Turp për deputetët tanë se në ç’pikë janë katandisur për këtë gjë.

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.