Një shqiptar i infektuar me Koronavirus është arrestuar nga policia në Siena, pasi ka mashtruar karabinierët. ‘Po shkoj të ushqej pulat’.Ky ka qenë justifikimi i të riut, teksa është pyetur pse po dilte nga shtëpia. Shqiptari, një 35-vjeçar ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur një postbllok policie e ka ndaluar. Pasi është pyetur nga policia se kush ishte, shqiptari u kishte dhënë emrin karabinierëve.
Njëri prej policëve që ishte në patrullë, mësohet se e kishte lexuar emrin e shqiptarit, në listën e banorëve të komunës së Chiusit, të personave që ishin të infektuar me koronavirus. Menjëherë është bërë ndalimi i tij dhe është kërkuar që të rikthehej në shtëpinë e tij, ku edhe ishte duke vazhduar terapinë e shërimit nga virusi.
Shfaq Komentet (0)