Kadri Veseli, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar sot se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.
Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë. Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës në kompaninë në Hani të Elezit.
“Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli, raporton 21Media.
Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK.