Kryesore

Gazetarit i del sheshit tradhtia gjatë transmetimit ‘live’, kolegia i kalon nga pas e zhveshur

15:45 - 30.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në këtë periudhë, jetët private të njerëzve publik po zbulohen aksidentalisht gjatë pandemisë së COVID-19. Kjo pasi shumë profesionistë të medias e të tjerë po punojnë nga shtëpia gjatë kohës së pandemisë COVID-19, ku jo në pak raste kanë shkaktuar dhe situata komike.




Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me gazetarin e njohur spanjoll Alfonso Merlos. Ky i fundit, e ndërsa po raportonte ‘Live’ prapa krahëve të tij ka dalë një vajzë e zhveshur. Një gjë e tillë është bërë viral në rrjet. Mirëpo, më i rëndë është fakti se sipas mediave në Spanjë, vajza që del pas krahëve të gazetarit Merlos, nuk është e dashura e tij Marta Lopez, por një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.

Menjëherë pas transmetimit të këtyre pamjeve ka reaguar edhe e dashura e gazetarit të njohur, duke thënë se tashmë ajo i ka dhënë fund lidhjes me Alfons Merlos pas situatës së turpshme.

Gazetari i ka kërkuar falje publikisht asaj, ndërsa ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që s’kanë mundur të ndajnë jetën e tij private me atë personale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.