Kryesore

Fëmijët s’transmetojnë koronavirusin te personat e rritur, ja çfarë thotë studimi i ri

13:20 - 01.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa është ende i paqartë roli i fëmijëve, duket se ata nuk janë transmetues të koronavirusit. Të paktën kështu thotë studimi i ri, teksa theksohet se nuk është gjetur asnjë rast i transmetimit të koronavirusit nga fëmija te personi i rritur.




The Sun shkruan se me analizën e ndikimit të sëmundjes së koronavirusit te fëmijët është treguar që fëmija nuk kanë rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit.

Madje edhe Organizata Botërore Shëndetësore, thekson se deri më tani nuk është shënuar ndonjë rast që fëmijët më të vegjël se 10 vjeç kanë transmetuar koronavirusin te të moshuarit.

Studimi të cilin e ka bërë Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe i Shëndetit të Fëmijëve ka zbuluar që provat e tyre tregojnë në vazhdimësi që, megjithatë, fëmijët nuk kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin e infektimit, siç është menduar më herët.

Koronavirusi sulmon fëmijët shumë rrallë dhe përfshin shpesh raste asimptomatike. Ekzistojnë prova për rastet kritike të fëmijëve, mirëpo ato janë shumë të rralla.

“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, por si duket ata nuk luajnë rol më të rëndësishëm”, ka thënë Dr Alasdair Munro, hulumtues klinik i sëmundjeve infektive pediatrike.

Në Francë, këtë javë është zbuluar një djalosh 9-vjeçar, i cili është i infektuar me koronavirus, por që nuk ia ka transmetuar virusin askujt, me gjithë kontaktin me më shumë se 170 njerëz.

Këto teori i përkrahin edhe zviceranët. ”Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.