Kryesore

“Qeveria të heqë dorë nga manovrat apo provokimet për…” Opozita: U përmbyll kodifikimi i dakordësisë së 5 qershorit për ‘Zgjedhoren’

16:05 - 01.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.




Opozita e Bashkuar përmes një deklarate i ka bërë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga manovrat apo provokimet, që sipas saj do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike për Reformën Zgjedhore.

Në përmbyllje të draftit final për këtë reformë, në deklaratën e saj, Opozita e Bashkuar deklaron: “Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim”.

 

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.