Kryesore

“Turp të qahen këngëtarët për lekë”, Ermal Fejzullahu sqaron deklaratën: Arti im nuk është vetëm pazar

18:12 - 24.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin ‘Ora Verore’ këngëtari Ermal Fejzullahu u shpreh se kolëgët e tij nuk duhet të ankohen se nuk kanë para, pasi në Shqipëri dhe Kosovë ka njerëz të cilët nuk sigurojnë dot as ushqim. Ky reagim erdhi pas masës së re të qeverisë, ku u vendos mbyllja e club-eve të natës dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00.




Mirëpo, duket se kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë, prandaj Ermali është detyruar ta sqarojë edhe një herë përmes një postimi në Instagram. Këngëtari shkruan se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë.

“Një intervistë e imja e fundit tek Ora Verore është keqinterpretuar në mënyrë të paskrupullt nga ata që pak kuptojnë nga arti dhe kultura dhe aq më pak nga humanizmi. Dua të them dhe të përsëris se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë dhe atë shumë më shumë. Të krahasosh të hyrat financiare të këngëtarëve dhe punëtorëve nga fusha e gastronomisë dhe atyre nga prodhimi përshembull është të paktën jo e sinqertë.

Diskotekat, lounge baret duhet të hapen urgjentisht ngase janë edhe burim i të ardhurave tona si këngëtarë, por mbi të gjitha janë burim i atyre mijërave punëtorëve që kanë mbetur pa të ardhurat e tyre ekzistenciale. Obligimi ndaj tyre dhe familjeve të tyre është më i madh se ne. Të mendosh se pjesa dërrmuese e qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, në këtë kohë pandemie, mezi ia dalin të mbulojnë nevojat e tyre elementare për ekzistencë, vërtetë është për keqardhje dhe duhet kërkuar zgjidhje.

Ne me artin tonë ekzistojmë falë punës tonë që e pëlqejnë po këta qytetarë, të cilët sot janë në hall financiar jo për fajin e tyre. E ne sot të bëhemi temë me aknesat tona për mungesë pazaresh, nuk don koment. Ne që burim i pazareve tona janë mu ata qytetarë që kjo kohë u ka rrezikuar ekzistencën. E them, edhe atë me zë të lartë se arti im, kënga ime është më shumë se pazar.”- shkruan Ermali.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.