Kryesore

“Sa mall kam për ty, për zërin tend, për urimin tënd”, Klajda Gjosha bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë

14:40 - 28.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja Klajda Gjosha, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për babain e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.




Sot është një ditë e veçantë për Klajdën dhe pikërisht në ditën e saj të lindjes, ajo ka postuar një sms të para dy viteve që babai ia kishte dërguar për ditëlindje, mesazh të cilin e ruan me fanatizëm.

“Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E cuditshme se si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.

P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti!”, shkruan Klajda.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.