Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.
Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit.
Mësohet gjithashtu se janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe të Niklës. Në zonë ka forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle.
Shfaq Komentet (0)